Pas ngjarjeve të sotme, sulmohet faqja zyrtare e FSHF-së

21:24 | 24 Janar 2022

Faqja zyrtare e  Federatës së Futbollit të Shqipërisë, është hakuar gjatë ditës së sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur  vet FSH-ja me anë të një postimi në Facebook, ku kanë njoftuar se faqja e tyre është hakuar.

Sipas mediave të Shqipërisë, arsyeja e hakimit të faqes, është përshkakt të shpalosjes së audio incizimeve të publikuara nga FSH-ja  ku kuptohet se Erion Velijaj është munduar të ndërhyjë në zgjedhjet e shoqatës rajonalet të futbollit në Tiranë. / arbresh.info/

Lexo edhe:

Eskalon situata në Shqipëri, FSHF i nxjerr audio incizimin Erjon Veliajt i cili flet fjalë banale duke thënë se synon ta kontrolloj futbollin

Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

‼️ 𝑺𝒖𝒍𝒎𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒇𝒂𝒒𝒋𝒂 𝒛𝒚𝒓𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒆 𝑭𝒆𝒅𝒆𝒓𝒂𝒕𝒆̈𝒔 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒕𝒆̈ 𝑭𝒖𝒕𝒃𝒐𝒍𝒍𝒊𝒕.

Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, përcjell arbresh.info.

Në çastet që po flasim faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike.

FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit.

𝑲𝒚 𝒂𝒌𝒕 𝒊 𝒕𝒖𝒓𝒑𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒂𝒓𝒓𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒋𝒊𝒈𝒋𝒆𝒏 𝒒𝒆̈ 𝒎𝒆𝒓𝒊𝒕𝒐𝒏!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara