Milan ka bërë një hap mbrapa në luftën për top-katërshe, pasi nuk arriti të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te Bologna.
Ndeshja e zhvilluar në “Renato Dall’Ara” përfundoi me rezultat 1:1.
Ndeshja filloi me ritëm të shpejtë pasi vendasit bënë vetëm 11 pasime para se ta gjenin rrjetën dhe të dilnin në epërsi.
Nicola Sansone ishte golashënuesi pas vetëm 33 sekondash lojë, duke e bërë atë golin më të shpejtë që e ka pësuar Milani që nga sezoni 2004/5.
Por, me kalimin e minutave Kampionët në fuqi rimorën kontrollin e lojës dhe Tommaso Pobega gjeti golin me një goditje nga largësia.
Milani futi në fushë Rafael Leaon dhe Brahim Diaz, por edhe pse shtuan presionin nuk arritën ta gjenin golin e fitores.
Ky barazim i jep mundësin Interit me një fitore në ndeshjen e radhës ta marr vendin e katërt, duke bërë që Milani të bie në vendin e pestë, kurse Bologna janë në vendin e tetë./Arbresh.info/
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...