
Liverpool, UK - May 17 2018: Anfield stadium, the home ground of Liverpool FC which has a seating capacity of 54,074 making it the sixth largest football stadium in England
Liverpooli ka kërkuar ndihmë nga tifozët për të identifikuar personat që shkaktuan rrëmujë para finales së Ligës së Kampionëve në Paris.
The Reds janë në dijeni se disa përkrahës të tyre kanë tentuar të futen në “Stade de France” pa bileta, duke bërë që finalja të shtyhet për 36 minuta të shtunën mbrëma.
“Liverpool FC po u kërkon mbështetësve që morën pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve në Paris të plotësojnë një formular reagimi në mënyrë që të mbështesin çdo hetim mbi menaxhimin operacional të ngjarjes”, thuhet fillimisht në komunikatën e klubit anglez.
“Klubi zyrtarisht kërkoi një hetim zyrtar dhe transparent për çështjet me të cilat përballeshin tifozët në dhe përreth Stade de France, para dhe pas fillimit”.
“Formulari mund të aksesohet në internet këtu dhe gjithashtu do t’u dërgohet me email direkt mbështetësve që blenë një biletë për lojën”.
“LFC dëshiron të falënderojë të gjithë fansat që gjetën kohë për të plotësuar formularin dhe për të ndarë përvojat e tyre me ne”, përfundon njoftimi i tyre.
We are asking supporters who attended the Champions League final in Paris to complete a feedback form in order to support any investigation into the operational management of the event.
— Liverpool FC (@LFC) May 30, 2022
Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...
Ganimete Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do t...
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...