Lajm i keq për Xavi Hernandezin, Barcelona ka bërë të ditur se Ronald Araujo është dëmtuar dhe se do të mungojë në ndeshjen e kësaj të diele kundër Cádizit, që do të luhet në stadiumin Olimpik, për javën e dytë të La Ligas.
Futbollisti i përfaqësueses uruguaiane ka probleme me bicepsin femoral të këmbës së majtë.
Araujo ishte mbrojtësi i djathtë titullar për Xavin, i cili tashmë pret ta përforcojë atë pozicion në pjesën e mbetur të merkatos.
Në rolin e mbrojtësit të majtë mund të zhvendoset Koundé, por për francezin nuk është pozicioni i tij i preferuar.
Mungesa këtë të diel e futbollistit uruguaian, i cili u dëmtua në seancën e mëngjesit të sotëm, është një problem serioz për Xavin, pasi Araujo konsiderohet lider i padiskutueshëm në prapavijë.
Përveç Araujos, do të mungojë për arsye pezullimi Raphina, i ndëshkuar me karton të kuq në sfidën hapëse ndaj Getafes.
Barcelona nuk e ka bërë të ditur kohën që i duhet mbrojtësit për t’u riaftësuar, megjithatë te Barça janë të përgatitur për mungesën e tij disajavore./ss
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...