Google ADS

Kur ëndrra shndërrohet në realitet/ Trofetë e ndryshme dhe fanellat e legjendave të futbollit zbarkojnë në Prishtinë

17:44 | 21 Maj 2024
.

Për shumë adhurues të flaktë të futbollit të shohin nga afër trofe të ndryshëm siç janë: Kupa e Botës, Topi i Artë, Titulli i Ligës së Kampionëve, e shumë çmime të mëdha të futbollit botërorë, bashkë me ndërresat e lojtarëve më të mëdhenj, janë vetëm ëndrra.

Por, tash e disa ditë për kosovarët kjo ëndërr është bërë realitet. Krejt kjo falë ekspozitës së legjendës italiane ‘Paulo Rossi’, që po mbahet në ‘Prishtina Mall’, raporton Arbresh.info

Në një intervistë për Arbresh.info, drejtori i marketingut në “Prishtina Mall”, Armend Susuri tregon detaje të këtij eventi.

Kjo ekspozitë para se të vijë në Prishtinë, ka qenë në shumë vende të tjera evropiane.

Susuri, përveç se ndihet krenar me këtë arritje tregon edhe vështirësitë që kanë kaluar gjatë rrugës për të ndodhur diçka e tillë në Kosovë.

Përveç jetës së Rossit, në këtë ekspozitë shihen edhe shumë fanella të nënshkruara nga vetë lojtarët nga koha e vjetër e deri tek modernia.

Susuri tregon rreth interesimit të qytetarëve  për këtë ekspozitë dhe gjithashtu ka një mesazh për të gjithë adhuruesit e futbollit.

Ndryshe, kjo ekspozitë është e hapur nga dita e shtunë dhe do të zgjasë deri me datën 1 qershor.

Paulo Rossi ka qenë dhe mbetet një nga figurat më të shquara të historisë së futbollit italian, duke qenë njëri nga nëntë futbollistët gjatë tërë historisë që ka arritur të fitoj Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë./ Arbresh.info

Të ngjashme