Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, në një intervistë për televizionin egjiptian, MBC Masr Tv, ka folur për rinovimin e kontratës me “The Reds”, poashtu i është përgjigjur Barcelonës.
Kohëve të fundit mediat e huaja, kanë treguar se katalunasit kanë shprehur interesim për të transferuar kartonin e egjiptianit.
“E kam thënë disa herë, nëse vendimi është në dorën time, dua të qëndroj tek Liverpooli, por vendimi është në duart e drejtuesve dhe ata duhet ta zgjidhin këtë çështje. Është në dorën e tyre. Aspekti financiar tregon se sa shumë ju vlerësojnë dhe se janë të gatshëm të bëjnë për t’ju bërë të qëndroni, por vendimi nuk bazohet vetëm në çështjet financiare.”
Salah është në bisedime me klubin anglez për ta vazhduar kontratën e tij me klubin, por ende nuk kanë rënë dakord, andaj edhe spekulimet për një largim të mundshëm kanë janë duke u qarkulluar nëpër mediat e huaja.
Përveç Barcelonës, interesim ka shprehur edhe Paris Saint-Germain, pasiqë e shohin si zëvendësues ideal të sulmuesit francez, Kylian Mbappe.
“Është diçka që më gëzon që një ekip si Barcelona është i interesuar për mua, por unë jam i lumtur te Liverpooli. Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Për momentin, preferoj të qëndroj në Premier League, pasi është liga më e fortë në botë”. /arbresh.info/
Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash
Prokuroria e Prizrenit mban sot konferencë për media për aks...
Raportimet për mungesë vendesh në burgje pas aksionit në Pri...
Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët...
Vengu: Në 2026 nis prodhimi i municioneve e dronëve `Made in...
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...