‘Bomberi’ i Manchester City, Erling Haaland ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm mbrëmjen e kaluar, duke u bërë lojtari më i shpejtë i të gjitha kohërave që arrin shifrën magjike prej 100 gola në Premier League.
Haaland preku shifrën e 100-të në vetëm 111 ndeshje të Ligën Premier, duke thyer rekordin e vjetër të Alan Shearer, i cili iu deshën 124 ndeshje.
Another day, another milestone for Erling Haaland, a century of Premier League goals, in just 111 games 🤯
Your daily reminder that he’s still only 25, and this is only his fourth season in England 🤖 pic.twitter.com/ghZBLjUKO2
— OneFootball (@OneFootball) December 2, 2025
Ai këtë sukses e arriti gjatë ndeshjes me Fulhamin, ku realizoi një gol në minutën e 17-t të ndeshjes. Këtë takim City e fitoi me rezultat 5-4.
Përveç 100 golave të tij fenomenale, sulmuesi norvegjez ka dhënë edhe 18 asistime, duke theksuar kontributin e tij të plotë në sulmin e ekipit të tij.
Haaland tek City u transferua në vitin 2022, dhe që nga ai moment norvegjezi ka fituar dy Premier League./Arbresh.info
Erling Haaland, Premier League centurion. 👑 pic.twitter.com/pZQkfjcFOV
— Premier League (@premierleague) December 2, 2025
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...