Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka vetëm fjalë të mira për sulmuesin, Harvey Elliot.
Elliot u bë lojtari më i ri që debuton për Liverpoolin në fitoren ndaj MK Dons në Carabao Cup.
16-vjeçari impresionoi të gjithë me paraqitjen e tij edhe pse humbi një shans të mirë.
Tekniku gjerman nuk ka dyshim për nivelin e lojtarit, transmeton KosovaPress.
“Është shumë mirë për ne që një 16-vjeçar të luajë kështu për ne. Është djalosh brilant, e di si t’ia dalë në situata të këqija dhe dëshiron të mësojë. Do të jetë i duhuri për ne. Këmba e tij e majtë nuk është e keqe, nuk kishte fat për këtë arsye nuk shënoi”, deklaroi ai.
Tekniku gjerman gjithashtu foli edhe për Milner duke thënë se është i mrekullueshëm.
“Iu ndihmon shumë lojtarëve të ri. Në çdo ndeshje është i njëjtë, andaj është brilant”, përfundoi ai.
Liverpool në ndeshjen e radhës për Carabao Cup do të ketë punë të vështirë ndaj Arsenalit.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës