Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zhvilluar një ndeshje të suksesshme testuese në prag të kualifikimeve për Botëror.
Të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, kombëtarja u përball me Kuvajtin.Kuvajti fitoi me rezultat 22:14, por paraqitja e Kosovës ishte e kënaqshme deri në fazën përfundimtare të ndeshjes.
Për afro 45 minuta rezultati ishte thuajse i barabartë por më pas Kuvajti u shkëput në rezultat. Selektori Taip Ramadani ka provuar gjëra të reja në këtë ndeshje. Janë ushtruar skema të ndryshme taktike e kombinime të lojtarëve.
Ramadani ua ka dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve kurse kanë debutuar në Kombëtaren A, Liridon Zena, Albin Xhafolli e Leonard Gegaj.Sot prej orës 17:00 luhet ndeshja tjetër miqësore me Kuvajtin.Drilon Tahirukaj (4), Luigj Quni (3), Drenit Tahirukaj (1), Bujar Ramosaj (1), Kastriot Jupa (1), Leonard Gegaj (1), Albin Xhafolli (1), Fatlum Ahmeti(1) e Jon Muqolli (1) kanë shënuar golat për Kosovën.
Ndeshja u zhvillua në atmosferë të bukur sportive para rreth 1200 shikuesve.
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani