Drita ka arritur të sigurojë fitore me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Ballkanit, e cila u zhvillua sot në stadiumin e qytetit të Suharekës, në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës.
Këto tri pikë janë mjaft të rëndësishme për klubin gjilanas, pasi që gara për mbijetesë është mjaft e zjarrtë këtë sezon dhe me këto pikë të fituara, Drita i shmanget fundit të tabelës.
Fillimisht kishte qenë ekipi vendas ai që kishte kaluar në epërsi, përmes golit të shënuar nga Jetmir Topalli në minutën e 12-të të ndeshjes. Pjesa e parë përfundoi me vetëm këtë gol të shënuar.
Megjithatë, Drita u tregua shumë e fortë në pjesën e dytë të ndeshjes, duke i shënuar dy gola në këtë pjesë. Fillimisht shënoi Haxhi Neziraj, duke e barazuar rezultatin. Ndërsa më vonë, në minutën e 71-të, golin e fitores e shënoi Kyrian Nwabueze.
Tabela e Superligës pas kësaj ndeshjeje:

Ballkani mbetet në pozitën e tetë, larg zonës së rrezikut, mirëpo pasi të zhvillohet ndeshjet e tjera të kësaj xhiro, klubi nga Suhareka rrezikon të bëhet pjesë e klubeve që rrezikojnë të bien nga Superliga.
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...