Nëna e Manuela Marajt, Xhemile Gjonpali, nga Elbasani, nuk mund të përmbahet për fatin e së bijës, e cila i la jetimë dy fëmijë mjaft të mitur. Duke folur per tragjedine qe u ndodhi pasditen e se shtunes ne plazhin e Vlores, ajo trgeon mes lotesh.
“E çfarë të them unë? Ne na ndodhi kjo se nuk kishte rojë bregdetare që të shpëtoheshin tri jetë. Unë kam humbur vajzën, dritën e syve.
Na la dy fëmijë jetimë. Iku për faj të shtetit”, shprehet mes lotëve nëna e Manuelës, e cila dje ndodhej në banesën e saj, në lagjen “Pavarësia”, shkruan “Panorama”.
Sipas rrëfimit, Manuela ishte nëna e dy fëmijëve 9 dhe 4 vjeç, ndërsa Xhoana Cani ishte nëna e një djali 6-vjeçar.
Ato kishin shkuar në plazh të shoqëruara me fëmijët dhe motrën e vogël të Xhoanës. Ka qenë Xhensila, motra e Xhoanës, ajo e cila ka rrezikuar fillimisht të mbytej.
Pasi ka kërkuar ndihmë, dy vajzat e tjera kanë hyrë në ujë, por rrymat i kanë marrë ato. Xhensila është shpëtuar nga një tjetër plazhist në zonë.
Dy vajzat kanë hyrë në ujë, ndërsa për t’i ndihmuar është futur edhe i riu nga Maqedonia, por fatkeqësisht asnjë prej tyre nuk ka arritur të dalë dot gjallë. Fëmijët kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje, ndërsa vajza e Manuelës është ende duke kërkuar nënën.
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...