
Deputeti i PS, Gramoz Ruci, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne liedhje me energjine elektrike./r/n/r/nLawmaker, Gramoz Ruci, speaks during a parliamentary session.
Sot kur qytetarët po votojnë për një qeveri të re, të drejtën e tij kushtetuese për të votuar e ka shfrytëzuar edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i cili pas votimit tha se nga nesër do ketë një fitues që duhet të di ta administrojë fitoren dhe një humbës që duhet të di ta administrojë humbjen pa panik.
Ruçi po ashtu tha se dita e sotme është dita kur do fitojë qytetaria e qytetarëve shqiptarë, derisa politikanët duhet të ndjekin procesin dhe t’i nënshtrohen verdiktit që jep sovrani.
“Sot është dita e qytetarëve dhe unë kam bindjen që sot do fitoj qytetaria e qytetarëve shqiptar, ne politikanët duhet të ndjekim procesin dhe sigurisht t’i nënshtrohemi verdiktit që do jap sovrani shqiptar për katër vitet e ardhshme. Sot nuk ka as të fituar as të humbur, sot fitojnë vetëm qytetarët dhe qytetaria shqiptare. Kushdo që do mundohet me arbitrarin e tij për të bërë pis dhe për të nënshtruar, atë sigurisht që nga nesër e tutje sigurisht do ketë një fitues dhe një humbës. Ajo që unë do këshilloja është që nga nesër fituesi të di të administroj fitoren pa eufori humbësi, duhet të di të administroj humbjen pa panik dhe pa pesimizëm”, tha ai.
Me të drejtë vote në Shqipëri janë 3,588,869 persona, ata do kenë mundësi që të zgjedhin deputetët që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre në katër vitet e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë.
Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garojnë 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 39.76% ose 732 janë kandidate femra./M.Duraku.
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA