Policia e Tiranës ka dhënë disa udhëzime se si do të bëhet qarkullimi rrugor përgjatë sezonit turistik.
Për qëllim të mbarëvajtjes së sezonit turistik , do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të lartë nga ora 06:00 deri në orën 22:00 në autostradën Tiranë-Durrës dhe në aksin Vorë-Rinas.
Këto mjete sipas njoftimit do të mund të përdorin akset Tiranë – Ndroq – Durrës dhe Tiranë – Kamëz.Njoftimi i policisë: Për qëllim të mbarëvajtjes së sezonit turistik Verë 2017, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë marra masat:Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të lartë nga ora 06:00 deri në orën 22:00, në segmentet Rrugorë, Autostrada Tiranë – Durrës si dhe Vorë – Rinas:Mjetet e tonazhit të lartë mund të kalojnë në segmentet Rrugorë- Tiranë – Ndroq – Durrës; Tiranë – Kamëz. Këto masa do të vazhdojnë deri në përfundim të sezonit turistik Verë 2017.
Gjithë drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes me respektimin e rregullave të përcaktuara në Kodin Rrugorë, duke mbajtur distancat e sigurisë midis mjeteve dhe respektimit të limiteve të shpejtësisë.
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...