Në 24 orët e fundit janë vërejtur 12 vatra zjarri në Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier, kanë bërë të ditur Emergjencat Civile.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë situatën nën kontroll edhe pse era e fortë dhe terreni i malor ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 77 zjarrfikës me 11 automjete, 32 forca vullnetare, efektivë të Policisë së Shtetit si dhe dy helikopterë.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, 128.
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...