Kreu i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Şentop, ndodhet në Shqipëri për një vizitë dy ditore.
Şentop u prit nga homologu i tij, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku patën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Zyrtari i lartë turk u ndal dhe foli për organizatën Feto, sipas të cilit është prezente edhe në Shqipëri. Ai u shpreh se “Turqia nuk do të lejojë kurrën e kurrës që kjo organizatë terroriste të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve”.
“Gjatë takimit që patëm me z.kryetar unë fola dhe për aktivitetin e organizatës terroriste Feto. Ashtu si në vende të ndryshme të Ballkanit, kjo organizatë terroriste është prezente edhe në Shqipëri. Kjo organizatë Feto është një organizatë që shkoi deri aty, sa të bombardojë edhe parlamentin e Turqisë, që ishte në seancë plenare. Në Turqi kjo organizatë është eliminuar në masë të madhe. Por, nuk është vetëm Turqi objektivi i kësaj organizate terroriste tinëzare e nivelit ndërkombëtar. Kjo organizatë, ky grup terrorist, për të realizuar qëllimet e veta, e maskon aktivitetin me institucione arsimore, në shëndetësi, media e shoqata të ndryshme. Të gjitha vendet ku ajo vepron përbën një rrezik për sigurinë e atyre vendeve. Por dua të them që ne nuk do ta lejojmë kurrën e kurrës që kjo organizatë terroriste të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, tha Şentop./tvklan.al
Edhe dhëndri i Trump’it Kushner në Shqipëri, shoqërohet me f...
Vajza e Trump’it, Ivanka në Shqipëri – Viziton Vlorën për in...
Abdixhiku: Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha koh...
Osmani: Presidenti Rugova bëri bashkë gjithë popullin për ka...
Policia për vrasjen në Dragash: Në vendngjarje s’është vërej...
Trump për raportet me Evropën:Ata më trajtojnë mirë, por kan...