I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner u takua me Yuri Kim, e cila aktualisht është ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares së shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, në Uashington, teksa më parë ka shërbyer si ambasadore në vendin tonë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane shprehet se Wisner dhe Kim diskutuan për partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.
Ndër të tjera, Kim e uroi Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri.
“I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundi me Yuri Kim, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares së shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, në Uashington DC. Ushtruesja e detyrës së Ndihmës Sekretarit e uroi z. Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri. Ata diskutuan për partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan ambasada amerikane./abcnews.al
Përplasje midis dy personave, sekuestrohen dy armë e 60 fish...
IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kus...
Një burrë gjendet i vdekur në Prizren
Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet g...
“Më është cenuar privatësia”: Ankohet deputeti që shkruante ...
Haziri akuzon VV-në: Institucionet s’mund të ndërtohen mbi s...