Deputeti i VV-së: Si askush tjetër, Feride Rushiti i plotëson standardet për shefe të shtetit

10:08 | 28 Prill 2026
R J

Deputeti i VV-së, Vigan Qorolli është deklaruar në lidhje me çështjen e zgjedhjes së shefit të shtetit.

Për  ai tha se Feride Rushiti, si askush tjetër i plotëson standardet për të qenë presidente e Kosovës. Sipas tij, ajo është kandidaturë konsensuale për tërë popullin e Kosovës.

“Feride Rushiti është kandidaturë konsensuale për tërë popullin e Kosovës. Si askush tjetër, zonja Rushiti i plotëson standardet për të qenë shefe e shtetit, nuk është kandidaturë veç e VV-së, por e përfaqëson më së miri se çka ka bërë në këto dy dekada”, deklaroi Qorolli.

Ai tha se pret që opozita të marrë pjesë në seancë.

“Presim që opozita të reflektojë dhe të vijë në seancë”, shtoi deputeti.

Ndërsa sa i përket mesazhit të Naim Bardiqit, deputeti tha se nuk i komenton mesazhet individuale.

“Nuk paraqet qëndrim të tillë, sepse presidenti paraqet unitetin e popullit. Kosova duhet të ketë president, kemi bërë përpjekje maksimale që t’i evitojmë zgjedhjet”, tha Qorolli.

Shpërndaje në rrjete sociale