Vijon të jetë e rënduar situata në Lushnje të Shqipërisë ku një qendër tregtare u përfshi nga flakët këtë të hënë.
Në katet e sipërme të saj ndodhen edhe apartamente banimi, çka ka bërë që disa banorë të mbeten të bllokuar.
Ndërsa nuk dihet ende numri i saktë i atyre që kanë mbetur brenda.
Një pjesë e tyre kanë dalë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat RENEA, kurse shumë banorë kanë thyer xhamat e apartamenteve të tyre për të marrë ajër, raporton tvklan.al
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kërkuar një helikopter që të ndërhyjë nga lart për shuarjen e zjarrit.
Mbi 20 persona që janë dërguar në spital dhe tashmë ndodhen në gjendje të stabilizuar në urgjencë.
Ndërkaq abcnews.al raporton se dyshohet se janë rreth 40 persona të cilët kanë mbetur të bllokuar në apartamentet e tyre.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ministri i Brendshëm, Taulant Ballam kryebashkiakja e Lushnjes, Eriselda Sefa si dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin