Ditën e sotme pranë konvikteve të studentëve në Universitetin e Korçës ka rënë zjarr.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë në hyrje të konviktit, ndërsa një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët është përfshirë nga flakët.
Zjarri ka shkuar deri në afërsi të ish-pishinave të këtij qyteti, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Ndërkohë falë ndërhyrjes në kohë të shërbimit zjarrfikës është bërë e mundur shuarja e zjarrit pa u përshkallëzuar dhe pa shkaktuar dëme.
Sakaq policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme.
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...