Pasditen e kësaj të hëne është përfshirë nga flakët fshati Bistrovicë i Dimalit, ku janë djegur rreth 400 rrënjë ullinj.
Zjarrfikësit kanë punuar vetëm me mjete rrethanore pasi nuk ka rrugë, ende vijojnë të ndezura disa vatra zjarri.
“Nuk hyri dot zjarrfikësja sepse s’ka rrugë”,-tha banori i zonës.
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Bistrovicë në Dimal.
Zjarri ka rënë në pjesën e zonës kodrinore, e gjitha e mbjellë me ullinj.
Si pasojë e temperaturave të larta dhe erës së lehtë zjarri u përhap me shpejtësi drejt pemëve, duke djegur rreth 400 rrënjë ullinj.
Edhe pse shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë, mungesa e rrugës e ka bërë të pamundur hyrjen e tyre në afërsi të territorit të zjarrit.
Kjo ka bërë që zjarrfikësit ti afrohen zjarrit në këmbë dhe ta shuajnë atë me mjete rrethanore.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së sasisë së mjaftueshme të ujit, disa vatra zjarri vijojnë ende të jenë aktive.
Banorët shprehen se nuk ka asnjë rrugë drejt zonës kodrinore me pemëtari dhe kjo ka bërë që mjetet e mëdha zjarrfikëse të ngelen disa kilometra larg zjarrit./euronews.al/
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...