Paraditen e së dielës një zjarr dogji një apartament në katin e shtatë të një pallati te zona e “Komunës së Parisit” në Tiranë, si dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në dy apartamentet e dy kateve më lart.
Dëmet ishin të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar.
Shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë sapo u njoftua nga banorët dhe vuri nën kontroll flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në apartamente apo gjithë godinën.
Deri tani ende nuk dihet shkaku i flakëve, ndërsa Policia po mbledh të gjitha provat për të faktuar shkakun./rtsh.al/
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Gjykata në Hagë ia hedh poshtë sërish kërkesën Mlladiqit për...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
“Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin” – portieri...