Ka vijuar të jetë aktive vatra e zjarrit në qarkun e Kukësit. Zjarri në Majën e Rrunës mbi tunelin e Kalimashit i favorizuar edhe nga era është përhapur me shpejtësi.
Në mbrëmje flakët janë përhapur deri pranë Rrugës së Kombit. Forcat zjarrfikëse kanë punuar nga toka ndërsa në ndihmë të tyre ka qenë edhe një helikopter.
Operacioni për shuarjen e zjarrit është ndërprerë natën dhe pritet që të rifillojë në mëngjes. Në Kukës, edhe më herët gjatë këtyre ditëve ka patur vatra zjarri të cilat janë fikur totalisht./tvklan/
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...