Një zjarr përfshiu Kalanë e Beratit mbrëmjen e së hënës. Zjarri ra në kurorën me pisha, disa metra poshtë Tabes së Kalasë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Repartit Zjarrfikës të qytetit, që në një kohë të shkurtër kanë mundur të vënë nën kontroll flakët dhe të neutralizojnë zjarrin duke mos lejuar përhapjen e tij.
Zjarri nuk ka shkaktuar dëme për shkak të kapjes në kohë dhe neutralizimit të shpejtë. Burimet nga zjarrfikësit në vendngjarje kanë hedhur dyshimet për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit në një zonë shumë të frekuentuar nga turistët./TCH
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër