Një zjarr i përmasave të mëdha është raportuar ditën e sotme në Gramsh. Deri më tani bëhet e ditur se zjarri ka përfshirë lagjen “Axhensi”, dhe se janë kërcënuar shumë banesat të cilat ndodheshin pranë vatrës së zjarrit.
Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe pyjore të mbuluar me bar shkurre dhe pisha, edhe pse shkaqet e rënies së tij ende nuk janë bërë të ditura.
Gjithashtu mësohet se terreni mjaft i thyer i pjesës ku ka rënë zjarri ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve, të cilët pas disa orësh pune kanë arritur ta vënë nën kontroll vatrën.
Por ende po punohet për të fikur edhe disa vatra që janë aktive.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...