Një vatër zjarri ka rënë pranë fshatit Hambar në njësinë administrative Cakran të Fierit mbrëmjen e sotme, duke rrezikuar disa banesa.
Sipas banoreve fillimisht zjarri është shfaqur në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë në afërsi të lumit Vjosë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta.
Banorët thonë se një zjarr i tillë nuk është parë më parë në zonë, teksa kanë theksuar se janë frikësuar së tepërmi pasi flakët u afruan shumë pranë banesave.
Po sipas tyre ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës, që ka bërë të mundur shmangien e rrezikut.
Ndërkohë sipas shefit të shërbimit zjarrfikës pranë Bashkisë Fier, Zija Hyka, tre mjete zjarrfikëse dhe 15 forca po punojnë për shuarjen e flakëve. Ai theksoi se banesat pranë vatrës së zjarrit janë jashtë rrezikut./TCh
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër