Zjarr i madh në Durrës në zonën e Shkozetit, 5 zjarrëfikëse në vendgjarje

16:54 | 30 Korrik 2026
E H

Një zjarr i madh është raportuar këtë pasdite në zonën e Shkozetit në Durrës, ku mësohet paraprakisht se flakët kanë përfshirë një magazinë.

Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes dhe po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa ende nuk dihen përmasat e dëmeve apo shkaku i zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, një pjesë e konsiderueshme e qytetit të Durrësit raportohet se ka mbetur pa energji elektrike, ndërsa priten sqarime nga autoritetet dhe operatori i energjisë./Euronews

Shpërndaje në rrjete sociale