Shqipëria mirëpret sot për të dytën herë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ditën me një postim në rrjetet sociale ku fton të gjithë t’i bashkohen sot ngjarjes më të rëndësishme ushtarake të vitit, ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”.
“Mirëmëngjesi! Dhe me ftesën që të bashkoheni sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit #DefenderEurope23 ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...
Shfaqet rast i ri i etheve afrikane të derrave në Kroaci