Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlindje

22:28 | 24 Prill 2026
R J

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka shprehur mirënjohje ndaj secili qytetar që e kanë uruar për ditëlindje atë, dhe se, ai ‘’mezi pret t’i falënderoj personalisht’’ ata.

Kështu ka thënë Lirim Greiçevci, pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit në Hagë, përmes një postimi në Facebook.

Postimi:

Një nga përparësitë që e kam si anëtar i ekipit mbrojtës të Presidentit Hashim Thaçi është që kam mundësi të komunikoj drejtpërsëdrejti me të.

Sot e kisha privilegjin që t’ia uroj ditëlindjen personalisht. Më me rëndësi, e informova për mijëra e mijëra urime për ditëlindjen e tij që kam parë në rrjete sociale, ku qytetarët shprehin dëshirën që kjo të jetë ditëlindja e tij e fundit në ambientet e paraburgimit në Hagë.

Presidenti Thaçi është shumë mirënjohës ndaj secilit qytetar të Kosovës dhe mezi pret t’i falenderojë personalisht, për gjithë mbështetjen që kanë treguar përgjatë këtyre viteve të rënda.

Këtë postim po e shoqëroj me një foto nga pritja me nderime ushtarake që iu bë Presidentit Thaçi në akademinë prestigjioze ushtarake britanike “Sandhurst”, në ditëlindjen e tij, më 24 prill 2017.

Shpërndaje në rrjete sociale