Prej katër ditësh, Edison Oruqi, babai i tre fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, është zhdukur pa gjurmë. Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen.
Zhdukja e tij është e mistershme për shkak se bashkëpunëtori i tij dhe familja thonë se Edisoni për herë të fundit ka qenë duke punuar në një bujtinë.
Skënder Pepkolaj, thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta riktheje të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.
Ka qenë vete Pepkolaj, i cili ka bërë denoncimin ne polici për zhdukjen e Edisonit, i cili ishte ndihmësi i tij në punën në ndërtim. Policia e Shkodrës, ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës por ende pa asnjë rezultat. /Telegrafi/
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE