Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin portugez, Ruben Saraiva, i shpallur fajtor për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në prill të vitit 2023 në Shëngjin, ku Nikulaj u ekzekutua brenda ambientit të biznesit të tij, shkruan A2CNN.
Saraiva akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”.
Sipas akuzës, krimi ishte i organizuar dhe i planifikuar, ndërsa roli i Saraivës konsiderohet kyç në ekzekutimin e tij. Në seancat e mëparshme janë paraqitur prova, dëshmi dhe ekspertiza që, sipas Prokurorisë, faktojnë përfshirjen e të pandehurit në këtë ngjarje të rëndë.
Sipas prokurorisë vrasja e Nikulajt dyshohet se u porosit nga Edmond Haxhia për motive gjakmarrje. Të përfshirë si ndihmës edhe katër shtetas britanikë. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte vijim i zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt i nisur që në vitin e largët 1997.
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve