Një 60 vjeçar nga lagjia Allmete e Bulqizë prej më shumë se 40 ditësh rezulton të jetë i humbur. Policia lokale konfirmon se familjarët kanë bërë denoncimin për zhdukjen e Kadri Duriçit dhe se për këtë rast ka nisur hetimi.
Ndërkaq familjarët kanë shprehur shqetësimin dhe dyshimet e tyre për zhdukjen e 60 vjeçarit, duke qenë në ankth për fatin e tij prej 40 ditësh. Abaz Pepa, i afërmi i Kadri Duriçit thotë se pas denoncimit në polici nuk kanë asnjë informacion për njeriun e tyre.
Ai i ka bërë thirrje policisë të zbardhë ngjarjen si dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga banorë të zonës që mund të kenë parë 60 vjeçarin gjatë kohës që është larguar nga shtëpia./tch/
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City