Reshjet e dëborës krijuan mbrëmjen e kaluar vështirësi lëvizjeje në Qafën e Llogarasë.
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanisë së mirëmbajtjes ndërhynë menjëherë duke garantuar zhbllokimin e aksit.
Kalimi aktualisht vazhdon normalisht, ndërsa është me rëndësi lëvizja e kujdesshme e mjeteve dhe përdorimi i zinxhirëve.
Dëbora përfshiu edhe juglindjen. Në rrugët Qafë Thanë-Pogradec dhe Korçë-Dardhë, dëbora shkoi mbi 15 cm. Por, për momentin nuk janë akse të bllokuara.
Probleme kanë dhe disa akse në veri të vendit, ku zona e Thethit mbetet e bllokuar, ndërsa në Dibër disa rrugë kanë zënë shtresa akulli dhe kalimi bëhet me zinxhirë.
Edhe fshati Qarrishtë në Librazhd raportohet të jetë i bllokuar nga dëbora./top Channel
SMS mashtrues në qarkullim, Policia paralajmëron: Në shënjes...
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ-së, Haxhiu: Do të veproj...
Dyshohet për mashtrim me 42 prona, vlera arrin rreth 3 milio...
Përurohet ura e re në Pejë, Muhaxheri: Do të lehtësojë qarku...
Fahrije Hoti konfirmon kandidaturën për deputete: Nuk do t’j...
Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm: 12 skuadrat që kan...