Gjesti, po rikthehet në skenën muzikore me një EP të ri që përfshin pesë këngë.
“Fuqishëm”, “Meme”, “Harro”, “Parfum” dhe “Zero” janë projektet që do të publikohen më 8 maj, në bashkëpunim me DJ Gimbon.
Këngëtari ka ndarë në TikTok edhe një pjesë nga kënga “Fuqishëm”, ku shfaqet me një performancë energjike.
“Stili është fuqishëm”, ka qenë përshkrimi që ai i ka vendosur videos.
Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, edhe në këtë paralajmërim vjen me elemente të veçanta vizuale, duke tërhequr vëmendje në çdo detaj.
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në publikimin e projektit, për të parë se çfarë ka përgatitur për fansat dhe publikun.
Këto këngë pritet ta shoqërojnë artistin gjatë gjithë verës në mbrëmje dhe koncerte.
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...
Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë