Lagjet në zonën e Laprakës në kryeqytet po pësojnë ndryshim të vazhduar, me zbatimin e projekteve të mëdha infrastrukturore për urbanizimin dhe transformimin e zonës.
Falë investimeve të Bashkisë së Tiranës, ka nisur rehabilitimi i të gjithë infrastrukturës nëntokësore dhe sipërfaqësore duke zgjidhur përfundimisht problemin e baltës dhe të ujërave të zeza prej shumë vitesh, për banorët e rrugës “Hysni Gërbolli” dhe rrugës “Egnatia”. Prej disa ditësh, punëtorët e qytetit po vijojnë punën për rrjetin e kanalizimeve, asfaltimin e rrugëve, si dhe rehabilitimin e trotuareve. Në sajë të këtyre ndërhyrjeve, banorët e Laprakës do të mund të kenë infrastrukurën e nevojshme dhe kushte sa më të mira në lagjet e tyre të banimit. /abcnews.al
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...