Të ardhurat e qeverisë u rritën me 105 milionë euro në gjysmën e parë të vitit, pavarësisht fushatës zgjedhore, e cila në të kaluarën është shoqëruar thuajse gjithmonë me tronditjen e buxhetit.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën janar-qershor të ardhurat në buxhet arritën 212 miliardë lekë nga 198 miliardë që ishin një vit më parë.
Statistikat e detajuara tregojnë se rritja ka ardhur veçanërisht nga tre zëra, taksat kombëtare, tatimi mbi vlerën e shtuar dhe akcizat, të cilat së bashku kanë sjellë 10 miliardë lekë më shumë se një vit më parë në arkën e qeverisë.
Por ndonëse nuk kanë cenuar ecurinë e të ardhurave, zgjedhjet kanë prekur krahun tjetër të buxhetit, atë të shpenzimeve. Sipas shifrave, shpenzimet e qeverisë u rritën me 28 miliardë lekë ose rreth 210 milionë euro krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2016.
Qeveria ka shpenzuar më shumë si për operacionet e saj të përditshme ashtu edhe për projektet publike. Sipas të dhënave, shpenzimet korrente të buxhetit u rritën me 18 miliardë lekë ndërsa investimet publike ishin 11.6 miliardë lekë më të larta se gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar.
Megjithatë, rritja e fortë e shpenzimeve nuk ka sjellë rritje të borxhit publik. Në gjysmën e parë të vitit bilanci i buxhetit rezultoi me suficit në masën 3 miliardë lekë, pasi edhe pse janë rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, pagesat e qeverisë kanë qenë me të ulëta se të ardhurat dhe brenda planit të periudhës. /TopChannel/
Trump paralajmëron: SHBA do të veprojë fuqishëm nëse Irani e...
Tragjedi në Tajlandë, vinçi bie mbi trenin në lëvizje, 22 vi...
Moti në Shqipëri me kthjellime, vranësira dhe mjegull
Sot dhe nesër shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut
Osmani pret sot në takim Sorensen
Moti sot kryesisht i vranët, temperatura -5°C