Deri në orën 8:00 në Himarë kanë votuar 2.71% ose 563 nga 20786 zgjedhës në listën e QV të raportuara për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.
Në garë janë Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria i opozitës. Pritet që të dy kandidatët të votojnë në orën 10:00. Ndërkohë në KQZ është raportuar që votimi në dy QV në Kuç ka nisur me një orë vonesë.
Është raportuar se në disa QV ka pasur debate mes komisionarëve nëse do të lejohen të votojnë apo jo votuesit me karta ID të skeduara.
Sipas sekretarit të KZAZ 88 në Himarë, deri tani janë 70 votues që nuk kanë arritur të votojnë për shkak të kartave të ID të skaduara.
Komisionerët kanë marrë udhëzime që mos të lejohen të votojnë ata me karta ID të skaduara, ndërkohë në Himarë Fshat vazhdon i pezulluar votimi për shkak të këtij problemi deri në një përgjigje nga KQZ./tch
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit