Mesnata e së dielës është afati i fundit, kur demokratet mund te regjistrohen si kandidate për të marrë pjesë në garën për kreun e Partisë Demokratike.
Deri tani janë të regjistruar 3 kandidatë, Lulzim Basha, Eduard Selami dhe Erion Piciri, i cili ishte kandidat në listën e Tiranës në zgjedhjet e 25 qershorit.
Në garën për kryetarin e Partisë Demokratike ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë edhe ish-nënkryetari Astrit Patozi, por ai ka vendosur disa kushte që gara të konsiderohet e barabartë dhe e ndershme.
Një nga kushtet është dorëheqja e Lulzim Bashës dhe anulimi i vendimit për shpalljen e garës, që për Patozin do të ishte e preferueshme në nëntor.
Patozi kërkoi mbledhjen e kryesisë për vendimmarrjen për garën, por deri tani askush nuk e ka thirrur mbledhjen e këtij forumi. Sipas burimeve pranë dy nënkryetarëve një mbledhje kryesie është parashikuar për në fillim të javës për të përmbushur kërkesën e statutit për ngritjen e Komisionit që do të bëjë administrimin e zgjedhjeve në parti, shkruan Top Channel.
Kryeziu: 109 të ndaluar si të dyshuar për keqpërdorim të vot...
Kurti takohet me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Star...
Hamza i shkon në zyre Ramiz Lladrovcit, flasin për zhvillime...
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...