Rezultati i zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë dhe Durrës u vulos këtë fundjavë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
“Miratojmë rezultatin e votimit për kryetar të Bashkisë Tiranë dhe tabelat përmbledhëse nga kandidati fitues për kryetar të Bashkisë Tiranë zoti Erion Veliaj 158 mijë e 856, për zotin Belind Këlliçi, kandidati i mbështetur nga kolaicioni “Bashkë Fitojmë” 100 mijë e 425, zoti Roland Bejko, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës 12 mijë e 398 vota”, u shpreh Celibashi.
Në Tirane, Erion Veliaj u konfirmua për një mandat te trete me një diference te thelle me mbi 58 mije vota duke lëne pas 5 rivalet e tij ndërsa sfidantin e tij demokrat Belind Këlliçi arriti ta munde edhe në lagjen e tij Myslym Shyri, si dhe në zonat ku foltorja kishte pritshmëri, si Kombinati, Astiri, dhe 5 maji.
Jo vetëm Bashkinë e kryeqytetit, socialistet morën shumicën e artë të 34 mandateve edhe në Këshillin Bashkiak, duke shuar ne këtë mënyrë shpresat e Sali Berishës dhe Ilir Metës për kontrollin parlamentit vendor te Tiranës.
Surpriza nuk pati as në Durrës ku socialistet do te drejtojnë qytetin bregdetar edhe për 4 vite te tjera./TCH/
Liverpooli po shqyrton pesë mundësi për të zëvendësuar Aliss...
Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë...
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak
Të shtunën mblidhet LDK-ja, cakton kandidatin për kryeminist...