Shoqata e Bashkive të Shqipërisë i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të marrë pjesë në procesin e shqyrtimit të legjitimitetit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Kjo kërkesë ëshjtë kundërshtuar nga palët që janë pjesëmarrëse në proces.
Avokati i shoqatës së bashkive, Jordan Daci është shprehur kundër marrjes pjesë në proces të unionit të Bashkive.
Daci: Jam kundër marrjes pjesë në proces të unionit të bashkive që drejtohet nga Erion Veliaj. Është jashtë afateve që përcaktohen në ligj. Këshilli ministrave dhe avokati popullit nuk mund të jenë palë në këtë proces.
Ndërsa përfaqësuesi i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj ka kërkuar që të rrëzohet kërkesa e shoqatës për autonomi vendore për t’u bërë palë.
Nga ana tjetër përfaqësuesja e qeverisë, Elira Kokona: Mungojnë një sërë dokumentesh si statuti shoqatës dhe dakordësia anëtarëve të shoqatës për t’u përfaqësuar nga zonja Ademi. Na vini në dispozicion, Autorizimin e zonjës Ademi për të firmosur një kërkesë për në gjykatën kushtetuese. Kërkojmë pezullim të shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, derisa Gjykata e Tiranës të vendosë për zhvillimet në shoqatën e bashkive. Kërkojmë pushim të gjykimit pasi mungon legjitimiteti i kërkuesit.
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...