Ndërsa kanë mbetur më pak se një muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe në një moment kur partitë politike kanë filluar fushatën elektorale, KQZ ka dalë me një mesazh informues për qytetarët mbi hapat që duhet të ndjekin për të votuar partinë apo kandidatët e preferuar në fletën e votimit.
“Paraqitu në Qendrën e Votimit me dokumentin e identitetit, pasaportë ose letërnjoftim.
Trego dokumentin e identitetit përpara Komisionit të Qendrës së Votimit.
Komisioni i Qendrës së Votimit do të skanojë dokumentin tuaj të identitetit nëpërmjet Pajisjes së Elektronike të Identifikimit dhe më pas nënshkruaj duke lënë shenjën e gishtit.
Merr fletën e votimit dhe sigurohu që të jetë e vulosur me dy vula, në faqen që nuk janë të shënuara subjektet zgjedhore.
Shko i vetëm në dhomën e fshehtësisë bashkë me fletën e votimit
Shëno me shenjën X ose + brenda kuadratit të bardhë përbri preferencës tënde, në fletën e votimit.
Palos fletën e votimit në dhomën e fshehtësisë, në mënyrë që zgjedhja juaj të mos identifikohet dhe të paktën një nga vulat të jetë e dukshme.
Hidh fletën në kutinë e votimit dhe largohu nga Qendra e Votimit”, thuhet në postimin në rrjetin social X të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi.
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare mbahen më 11 maj. Këtë vit për të parën herë, në votim do të marrë pjesë dhe diaspora shqiptare. Kujtojmë se ditën e sotme (14 prill) ka nisur dhe shpërndarja e fletëve të para të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit./rtsh.al/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit