Mbi 153 mijë kërkesa kanë bërë personat që jetojnë jashtë Shqipërisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të votuar në zgjedhjet e 11 majit dhe thuajse të gjitha kërkesat janë shqyrtuar.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, nga 125,477 zgjedhës (unikë) që kanë bërë kërkesë për regjistrim, 97,264 prej tyre u është miratuar kërkesa, ndërsa 27,892 u është refuzuar.
Siç mund të ishte e imagjinueshme, numri më i madh i kërkesave ka ardhur nga Italia, plot 58,332, ose 38.0% e totalit.
Më pas vjen Greqia me 41,570 kërkesa, ose 27.1%, ndjekur nga Gjermania me 18,205 kërkesa, Shtetet e Bashkuara te Amerikës me 10,937 dhe Mbretëria e Bashkuar me 9,340 kërkesa.
Kërkesa për të votuar në zgjedhje kanë ardhur edhe nga shtete të pazakonta, si Mongolia, Ishulli Reunion, Ishujt Kuk, apo nga territori i pushtuar Palestinez, ku me sa duket, edhe pse lufta ka shkaktuar një krizë humanitare, një shqiptar që jeton aty dëshiron të votojë, raporton A2cnn.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...