11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deçan

19:43 | 16 Maj 2026
Q L

Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pak më parë në fshatin Prilep të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.