Rektori i Univeristetit të Tiranës Mynyr Koni ka reaguar për sa u përket zërave se do të zhvillohen zgjedhje për autoritete dhe anëtarë të Senatit Akademik të UT.
Në deklaratën e tij publike Koni sqaron se: Sqarojmë për mediat dhe mbarë opinionin publik se veprimi i kryer nga këta persona që në fakt, janë personel akademik i Universitetit të Tiranës, është një veprim i paprecedentë, krejtësisht në shkelje të ligjit të arsimit të lartë 80/2015.
Rektori thotë në fund se “në Universitetin e Tiranës, shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhje të ndershme, me procedura të ligjshme, me qëllim për të zgjedhur autoritete drejtuese dhe anëtarët e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës”.
Njoftim për shtyp i Universitetit të Tiranës
Sot në media është lançuar lajmi se në Universitetin e Tiranës do të zhvillohen zgjedhje për autoritete dhe anëtarë të Senatit Akademik të UT, kjo bërë me dije mediave nga një grup personash, që në fakt janë ish anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) në Universitetin e Tiranës.
Sqarojmë për mediat dhe mbarë opinionin publik se veprimi i kryer nga këta persona që në fakt, janë personel akademik i Universitetit të Tiranës, është një veprim i paprecedentë, krejtësisht në shkelje të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, tashmë të miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, dhe i publikuar edhe në faqen zyrtare të UT, www.unitir.edu.al, me të cilën mund të njihet gjithkus për të kuptuar edhe më mirë shkeljet ligjore të personave në fjalë.
Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni me anë të kësaj deklarate për shtyp siguron personelin akademik dhe studentët e UT se në Universitetin e Tiranës, shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhje të ndershme, me procedura të ligjshme, me qëllim për të zgjedhur autoritete
drejtuese dhe anëtarët e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës./TCH
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa