Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka njoftuar se Kreu i Shtetit Ilir Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias, lidhur me shkeljet kushtetuese që sipas tij ka bërë Kuvendi me zgjedhjen e dy antërëve të Gjykatës Kushtetuese.
Lajmin, Blushi e ka përcjellë përmes rrjetit social, ku shkruan se Venecia është gjithmonë e mirëpritur dhe se Presidenti i është drejtuar zyrtarisht komisionit në lidhje me çështjen.
Tedi Blushi: Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...