Konfirmohet shumë e saktë e parave të grabitura në Rinas më 9 prill.
Bëhet fjalë për 6 milionë euro që janë grabitur nga avioni gati për të lëvizur drejt Austrisë.
Kjo shumë konfirmohet nga 3 bankat e nivelit të dytë në deklaratat e tyre për prokurorinë e Krimeve të Rënda. Fillimisht u aludua se ishin 10 milionë euro të grabitura, raporton balkan web.
Pak minuta pas grabitjes, gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj. Ndërkohë nga policia janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini.
Alkond Bengasi është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes.
Brikena befason Mateon për ditëlindje: U rritsh me mua
Haradinaj kujton komandatin Ilaz Kodra dhe 29 bashkëluftëtar...
Nafta shtrenjtohet në 1.68 euro, publikohen çmimet e reja
Komandanti i KFOR-it: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë ...
Kryetari i parlamentit iranian: SHBA-të dhe Izraeli kërkuan ...
Arrestohet një grua në Mitrovicë, theri me thikë një burrë