Nafta shtrenjtohet në 1.68 euro, publikohen çmimet e reja

09:25 | 30 Prill 2026
E.K

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, i ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e enjte.

Në krahasim me ditën e mërkurë, sot një litër naftë do të shitet për një cent më shtrenjtë, 1.68 euro.

Benzina do të shitet me çmimin prej 1.47 euro, e gazi do të shitet për 0.85 centë.

Sipas njoftimit të MINTI-it çmimet do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00./Arbresh.info