Në institucionin e Presidencës shqiptare deri më tani nuk është kërkuar nga qeveria asnjë “Plotfuqishmëri” për marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Burime për Express e konfirmojnë këtë fakt, duke thelluar kështu skandalin që bëri publik në një deklaratë një ditë më parë, ish-kreu i shtetit Bujar Nishani.
Sipas ish-presidentit Nishani “deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” lidhur me negociatorët për marrëveshjen e Detit”.
Por edhe aktualisht, kur presidenca drejtohet nga Ilir Meta, nuk është kërkuar asnjë Plotfuqishmëri për negociatat për Marrëveshjen e Detit me Greqinë.
Gjithçka lidhet me marrëveshjen detare të vitit 2009 që Shqipëria lidhi me Greqinë në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha. Por kjo marrëveshje u rrëzua nga gjykata Kushtetuese në vitin 2010, dhe pjesë e këtij vendimi ishte edhe fakti se qeveria duhej të merrte nga Kreu i shtetit, plotfuqishmërinë për të zhvilluar negociatat me palën greke për çështjen detare. Burimet nga presidenca saktësojnë për Express, se kjo kërkesë nga ana e qeverisë, për të “legjitimuar” negociatorët, ende nuk është bërë.
Çfarë tha Nishani për “Plotfuqishmërinë” e negociatorëve
Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar. Por, që pas Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese marrja e “Plotfuqishmërisë” për negocimin e Marrveshjes së Detit është detyrim ligjor. Mos zbatimi i këtij Vendimi të GjK përbën vepër të rëndë penale.
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...