Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

14:57 | 8 Prill 2026
E.K

Edicioni i 70-të i Eurovision Song Contest 2026 do të zhvillohet në Vjenë dhe është zbuluar renditja zyrtare e performancave për dy gjysmëfinalet.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Alis me këngën “Nân”, duke u renditur e 13-ta në gjysmëfinalen e dytë që mbahet më 14 maj.

Sipas rregullave, 10 vendet më të mira nga secila gjysmëfinale, të përcaktuara nga votimi i publikut dhe jurive profesionale, do të kalojnë në Finalen e Madhe më 16 maj. Ndërkohë, vendi pritës, Austria, së bashku me “Big 5” (Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar), nuk konkurrojnë në gjysmëfinale, por marrin pjesë në votim dhe performojnë në spektakël.

Në gjysmëfinalen e dytë, ku garon edhe Shqipëria, do të votojnë dhe performojnë Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Austria.

Lista e plotë e konkurrentëve dhe këngët nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, duke e bërë garën të fortë dhe të larmishme.

Moldavia: Satoshi – Viva, Moldova!

Suedia: FELICIA – My System

Kroacia: LELEK – Andromeda

Greqia: Akylas – Ferto

Portugalia: Bandidos do Cante – Rosa

Gjeorgjia: Bzikebi – On Replay

— Italia: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì (Big 5)

Finlanda: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin

Mali i Zi: Tamara Živković – Nova Zora

Estonia: Vanilla Ninja – Too Epic To Be True

Izraeli: Noam Bettan – Michelle

— Gjermania: Sarah Engels – Fire (Big 5)

Belgjika: ESSYLA – Dancing on the Ice

Lituania: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más

San Marino: SENHIT – Superstar

Polonia: ALICJA – Pray

Serbia: LAVINA – Kraj Mene

Renditja e Gjysmëfinales 2 – 14 maj

Bullgaria: DARA – Bangaranga

Azerbajxhani: JIVA – Just Go

Rumania: Alexandra Căpitănescu – Choke Me

Luksemburgu: Eva Marija – Mother Nature

Çekia: Daniel Zizka – CROSSROADS

— Franca: Monroe – Regarde ! (Big 5)

Armenia: SIMÓN – Paloma Rumba

Zvicra: Veronica Fusaro – Alice

Qiproja: Antigoni – JALLA

— Austria: COSMÓ – Tanzschein (vendi pritës)

Letonia: Atvara – Ēnā

Danimarka: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem

Australia: Delta Goodrem – Eclipse

Ukraina: LELÉKA – Ridnym

— Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei (Big 5)

Shqipëria: Alis – Nân

Malta: AIDAN – Bella

Norvegjia: JONAS LOVV – YA YA YA

Shpërndaje në rrjete sociale