Autoritetet spanjolle kanë goditur një rrjet të fuqishëm të drogave të forta të drejtuar nga një shqiptar. Ai është një 39-vjeçar me iniciale V.V. i cili orientonte trafikun nga qyteti i Galicias.
Në pranga u vunë edhe 6 anëtarë të tjerë të këtij grupi. Mediat spanjolle e etiketojnë 39-vjeçarin si “person të regjur” në botën e krimit pasi është i përfshirë në trafik droge prej shumë vitesh.
“Eskobari” shqiptar jetonte prej kohësh në Santiago de Compostela. Operacioni kishte nisur prej disa muajsh. Të hënën u konfiskua 4 kg kokainë, 1.7 kg heroinë dhe 500 gram lëndë përzierës për drogën. U sekuestruan edhe dy automjete. /lapsi/
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...
Netanyahu: Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti palestine...