Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë.
Ata e quajtën Liqeni Neuron nga fondacioni që financoi ekspeditën dhe që e zbuloi. Liqeni ndodhet në zonën e llixhave të Sarandaporit në Leskovik, Korçë.
Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën komplekse nën tokë. Në rajonin e Vromonerit, në anën shqiptare të kufirit, ata zbuluan në një sistem të gjerë shpellash në vitin 2021, të cilat që atëherë i kanë eksploruar në detaje, thekson media e huaj.
Sistemi përmbante shumë burime nxehtësie që lëshonin kolona të larta avulli. Gjurmimi i burimit të avullit i çoi ata të gjenin një humnerë mbi njëqind metra të thellë, të cilën e quajtën Atmos.
Në fund të asaj humnerë u zbulua liqeni, të cilin ekipi zbulues e konfirmoi si liqenin termal nëntokësor më të madh në botë deri më sot. Me një gjatësi prej 138 m, një gjerësi prej 42 m dhe një perimetër 345 m, mund të mbajë 8,335 m3 ujë të nxehtë. Në një krahasim për ata që kanë vizituar Çekinë, madhësia e hapësirës së liqenit është tre herë më e madhe se salla kryesore e Teatrit Kombëtar në Pragë.
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...